Pesë të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në Pejë.
Pesë persona kanë përfunduar të lënduar si pasojë e një aksident trafiku mes tri veturave sonte në qytetin e Pejës.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ndërsa bëri të ditur se rasti ndodhi në lagjen ‘’Fidanishte’’.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Pejë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10.