Mergata News
Sport

Aguero mund të largohet nga City, shkak Messi

aguero-mund-te-largohet-nga-city,-shkak-messi

Aguero mund të largohet nga City për shkak të Messit.

Sulmuesi argjentinas i Manchester City, Sergio Aguero mund të largohet nga skuadra verën e ardhshme nëse bashkatdhetari i tij Lionel Messi arrin në ”Etihad”.

Në fund të sezonit, kontrata e Aguero me Qytetarët skadon dhe ai mund të largohet nga klubi si një agjent i lirë, shkruan ‘Mirror’.

Aguero ka mundësinë për të vazhduar karrierën e tij në Inter Milan, ku ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë dy-sezonale.

Në të njëjtën kohë, kontrata e Messit me Barcelona skadon në verë dhe, ashtu si bashkatdhetari i tij, ai mund të kalojë në ”Etihad” si agjent i lirë.

Siç dihet, Messi donte të largohej nga “Camp Nou” këtë verë, por drejtuesit e Barça nuk pranuan ta linin të shkonte.

Argjentinasi ka pasur marrëdhënie të këqija me drejtuesit dhe ka shumë të ngjarë që ai të largohet nga Barça vitin e ardhshëm, dhe City është favorit për nënshkrimin e tij.

TË NGJAJSHME

Rikthim i mirë i Ronaldos, shënon dy gola

mergata.eu

Milani humbet lojtarin kryesor, dëmtohet në stërvitje

mergata.eu

Përfundon ndeshja, Kosova pëson humbje ndaj Sllovenisë

mergata.eu