Categories: Lajme

Adem Salihaj “godet” Isa Mustafën – ky është kontribuuesi më i madh i shkatërrimit të LDK-së

Ish-deputeti i Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj po pret që procesi zgjedhor në LDK të jetë i rregullt dhe demokratik.

Salihaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka komentuar procesin e zgjedhjeve në LDK, ku deri më tani janë në garë katër kandidatë.

Ai thotë se Isa Mustafa është kontribuuesi më i madh i shkatërrimit të LDK-së.

“Pres që procesi zgjedhor në LDK të jetë i rregullt dhe demokratik, të mos jetë i manipuluar, siç ka qenë qe më shumë se dhjetë vite. Manipulimi i sistemit zgjedhor dhe politikat e gabueshme e të dëmshme partiake e sollën LDK-në para shuarjes. Isa Mustafa është “kontribuuesi” më i madh i shkatërrimit të LDK-së. Ai, për më shumë se dhjetë vite, ka punuar sistematikisht për shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke ia humbur të gjitha vlerat demokratike e shtetformuese”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Ish-deputeti shton se, tash, në këtë proces zgjedhor, duhet të luftojnë për rregullsi dhe respektim të normave statutare.

“Jam skeptik për rezultatin dhe mundësinë e ndryshimit, duke marrë parasysh se pretendentët për kryetar janë të gjithë nga të përzgjedhurit e Isa Mustafës, të gjithë të favorizuar prej tij dhe përfitues. Asnjëri prej tyre nuk është distancuar nga politikat e gabueshme të Isa Mustafës. Të kesh qenë përkrahës i politikave të gabueshme dhe përfitues i tyre e të pretendosh se do të bësh politika të drejta, është demagogji dhe mashtrim, asgjë tjetër”, pohon ai.

Salihaj apelon te delegatët e Kuvendit të LDK-së që të mos e përkrahin asnjë kandidat, i cili ka përkrahur këto politika të gabueshme e antirugoviane, nuk është distancuar prej tyre dhe ka përfituar nga këto politika.

“Do të ishte e gabueshme që njerëz të tillë të vijnë në krye të LDK-së dhe do të ishte vetëm përsëritje e asaj që ka ndodhur deri më tash. Nuk na duhet edhe një Isa Mustafë i dytë”, përfundon Adem Salihaj.

mergata.eu

Recent Posts

Fatmir Sejdiu denoncon parregullsitë që LDK po i bën në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.…

4 weeks ago

Këta janë 58 deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe Lëvizja Vetëvendosje…

4 weeks ago

Bajqinovci: Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës, partitë tjera e dinë rrezikun nga zgjedhjet e reja

Intervistë me deputetin e rizgjedhur të LVV-së, Mefail BajqinovciVV synon që në zgjedhjet lokale të…

4 weeks ago

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti Ish-kryetari i…

4 weeks ago

Serbët vlojnë nga inati, u zbulua pse Spanja po e pranon Kosovën!

Në Serbi po vlojnë nga inati, se Spanja do të luan me Kosovën, ashtu si…

4 weeks ago

A është e pranueshme Vjosa Osmani për SHBA-në si presidente? Flet Palmer

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë nuk ka dashur të…

4 weeks ago