Categories: Lajme

A është e pranueshme Vjosa Osmani për SHBA-në si presidente? Flet Palmer

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë nuk ka dashur të komentojë nëse Vjosa Osmani është kandidatja më e përshtatshme për presidente të Kosovës.

Palmer thotë se Amerika nuk vendos kush do të jetë presidenti i ri i Kosovës.

“Sigurisht që unë nuk jam personi i duhur për të gjykuar për këto gjëra. Këto iu takojnë proceseve politike të Kosovës, është çështje për gjykatat e Kosovës për të vendosur kush i përmbush kushtet e kush jo. Nuk mund ta mendoj asnjë arsye përse nuk do të ishte e zgjedhshme. Pra, unë nuk do ta zgjedh presidentin e ardhshëm të Kosovës. Votuesit do ta zgjedhin presidentin e ardhshëm të Kosovës”, tha ai.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit thotë se SHBA dëshiron që proceset të ecin përpara dhe të iu kthehen çështjeve me rëndësi.

“Ata do ta bëjnë këtë në mënyrë indirekte përmes procesit parlamentar, por publiku kosovar ka pasur rastin të shprehet, të shprehë vullnetin e vet në kutitë e votimit dhe ajo që dëshirojmë të shohim tash është proceset që kërkohen – formimi i qeverisë, përzgjedhja e presidentit – të ecin përpara dhe që t’ju kthehemi çështjeve që kanë rëndësi, e që janë për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për popullin e Kosovës”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin tutje Palmer.

mergata.eu

Recent Posts

Fatmir Sejdiu denoncon parregullsitë që LDK po i bën në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.…

4 weeks ago

Këta janë 58 deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe Lëvizja Vetëvendosje…

4 weeks ago

Bajqinovci: Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës, partitë tjera e dinë rrezikun nga zgjedhjet e reja

Intervistë me deputetin e rizgjedhur të LVV-së, Mefail BajqinovciVV synon që në zgjedhjet lokale të…

4 weeks ago

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti Ish-kryetari i…

4 weeks ago

Serbët vlojnë nga inati, u zbulua pse Spanja po e pranon Kosovën!

Në Serbi po vlojnë nga inati, se Spanja do të luan me Kosovën, ashtu si…

4 weeks ago

Lutfi Haziri është marionetë e Hashimit dhe Isës

Njëri ndër kandidatët për kryetar të LDK është edhe Lutfi Haziri. Luta, siç njihet ndryshe,…

4 weeks ago