Mergata News
Lajme

A do të ketë borë në dy ditët në vazhdim në Kosovë?

a-do-te-kete-bore-ne-dy-ditet-ne-vazhdim-ne-kosove?

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në ditët në vazhdim në vendin tonë.

Dy ditëve të ardhshme nuk parashihen të reshura, por pritet të mbajë mot kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare.

Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta do të ketë mjegull, që deri në orët e mesditës pritet të shpërndahet. Temperaturat mbeten pak më të larta nga vlerat mesatare.

Ditën e premte, në mëngjes parashihen mundësi për reshje të dobëta shiu.

Sipas Prishtina Ëeather vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaksohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

27.10.2020 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 18C, e në vise malore 3C deri 14C. Era do të fryj e lehtë nga juglindja 2-3m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 3.

28.10.2020 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë që deri në mesditë pritet të shpërndahet. Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 18C, e në vise malore 4C deri 13C. Era do të fryj e lehtë nga verilindja dhe lindja 1-5m/s. Indeksi UV: 3.

TË NGJAJSHME

Kosova varfërohet edhe më shumë, kaq pritet të ketë rënie ekonomike

mergata.eu

Lajçak përmendi kompromisin e dhimbshëm, por cili do të jetë ai?

mergata.eu

Avokati jep detaje pas përfundimit të ekzaminimit të mjekëve zviceranë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

mergata.eu