fbpx
Mergata News
Lajme

A do ta pranojë LDK-ja “kushtin” e PDK-së për postin e Presidentit, Ja çka thotë Veliu!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka komentuar deklaratën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se ky subjekt politik nuk i jep vota askujt tjetër që vjen nga partitë në pushtet, shkruan GazetaBlic.

Veliu, në një prononcim për GazetaBlic se të gjitha çështjet do të diskutohen në forumin e kësaj parite, për çka siç ka thënë ai, dalin me vendime.“LDK-ja çdo situatë që krijohet e diskuton në forum edhe pas vendimit në forum deklarohet”, ka thënë Veliu.

Veliu nuk ka dashur të komentojë se a pritet që kjo parti t’i japë dritën e gjelbërt Partisë Demokratike e Kosovës që posti i presidenti t’i takojë kësaj të fundit.“Nuk kam se çka të shtojë në lidhje me këtë”, ka thënë Veliu, kur është pyetur se a do ta pranojë këtë “kusht” LDK-ja.Ndërkohë, UD. i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ky subjekt politik nuk i jep vota askujt tjetër që vjen nga partitë në pushtet.

Hoxhaj, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se PDK-ja mbetet në opozitë, por do të përfshihet në temën e zgjedhjes së presidentit të ri.“Që ta kuptoni drejt qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.

TË NGJAJSHME

Rastet e reja me Covid-19 janë nga këto komuna dhe vendbanime të Kosovës

mergata.eu

Nëse do ishin në garë Albin Kurti dhe Thaqi për Kryeministër kon do ta votonit?

mergata.eu

Amerika mirëpret bashkëpunimin Kosovë-Serbi në Merdare

mergata.eu