Mergata News
Lajme

A do ta njeh Greqia pavarësinë e Kosovës? Kjo është përgjigja e kryediplomatit grek

a-do-ta-njeh-greqia-pavaresine-e-kosoves?-kjo-eshte-pergjigja-e-kryediplomatit-grek

A do ta njihni pavarësinë e Kosovës? Kjo është përgjigja e kryediplomatit grek.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ai në aeroport është pritur nga kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ndërkohë në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin Hoti.

Dendias nga gazetarët është pyetur për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, megjithatë s’ka dhënë ndonjë përgjigje specifike.

Ai ka thënë se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.

“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se Greqia është e interesuar për paqe dhe satbilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

TË NGJAJSHME

Studimi i bërë për Parlamentin Europian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë e Albin Kurtit

mergata.eu

Hoxhaj thotë se Specialja nuk do të konfirmojë aktakuzën mbi Veselin

mergata.eu

Mobilizohen institucionet qendrore dhe lokale- a do të mbyllet sërish Prishtina

mergata.eu