Mergata News
Lajme

72 raste vetëm në Prishtinë, a do të futet kryeqyteti në karantinë?

72-raste-vetem-ne-prishtine,-a-do-te-futet-kryeqyteti-ne-karantine?

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 124 raste të reja me COVID-19.

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, duket se institucionet e vendit do të marrin edhe masa të reja për parandalimin e përhapjes së tij.

Është vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili hapur ka paralajmëruar vendim ndryshe për kryeqytetin, sa i përket situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë u konfirmuan 72 raste vetëm brenda Prishtinës, derisa edhe gjatë ditëve të kaluara, Prishtina mbante primatin sa i përket numri të lartë të infektimeve.

Njoftimi i plotë i Zemajt:

Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.

Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.

Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!

Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. /ORAinfo/

TË NGJAJSHME

IPK suspendon shtatë policë në Gjakovë

mergata.eu

Presidenti Thaçi e pret në zyrë Lajçakun, Asociacioni temë kyçe e takimit

mergata.eu

E tepërt: Eh more Hashim Thaçi, Sa fëmijë i ke lanë me lotë, shko e mos u kthe mo kurrë!

mergata.eu