Mergata News
Lajme

7 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

7-paciente-ne-gjendje-te-rende-ne-spitalin-e-pejes

Rëndohet situata me COVID 19 në spitalin e Pejës, 7 pacientë në gjendje të rëndë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 23 pacientë me COVID-19, prej të cilëve shtatë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku po ashtu thuhet se gjatë fundjavës, 602 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 34 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 7 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në këtë spital, 12 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 8 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

“390 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,496 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 16 operacione”, thuhet në njoftim.

TË NGJAJSHME

Këto janë komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me koronavirus

mergata.eu

Kryeministri Hoti i drejtohet Kusarit: Ti sa herë i ndërron karriget, i ndërron pozicionet

mergata.eu

Enver Hoxhaj për Qeverinë Hoti: Ka pasur fillim dhe punë të lodhët, deri tash nuk ka rezultate konkrete

mergata.eu