Janë konfirmuar 68 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se nga 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 68 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 33 pacientë kurse një person ka ndërruar jetë./ORAinfo/