fbpx
Mergata News
Lajme

3 zyrtarë të Policisë së Kosovës të infektuar me COVID-19 janë hospitalizuar, 60 të tjerë janë raste aktive

3-zyrtare-te-policise-se-kosoves-te-infektuar-me-covid-19-jane-hospitalizuar,-60-te-tjere-jane-raste-aktive

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës të infektuar me COVID-19 janë hospitalizuar, 60 të tjerë janë raste aktive.

Ndonëse janë të thirrur për të monitoruar zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, shumë zyrtarë të Policisë së Kosovës u infektuan edhe vetë me COVID-19.

Që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, në mesin e të infektuarve janë edhe 661 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Nga shifra e përgjithshme e të infektuarve prej 661 rasteve, 592 zyrtarë të PK-së kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa 9 kanë humbur betejën me virusin që ka origjinë nga Kina.

Aktualisht 60 policë janë raste aktive me COVID-19, ndërsa të hospitalizuar janë 3 të tjerë.

Për shkak të dyshimeve se mund të jenë prekur nga koronavirusi, 108 zyrtarë të PK-së ndodhen në vetizolim.

Këto të dhëna i ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

“661 të infektuar që nga fillimi i Pandemisë, 60 aktiv me COVID-19, 592 të shëruar, 108 në vetizolim / të dyshimt me COVID-19, 3 të hospitalizuar dhe 9 të vdekur”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si pasojë e koronavirusit në vend janë shënuar 688 raste të vdekjes, numri i rasteve pozitive në total ka arritur në 20.179 raste, numri i të shëruarve është 15.611 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.880.

TË NGJAJSHME

Vjosa Osmani konfirmon krijimin e një partie të re

mergata.eu

Mikrobiologu Raka flet për valën e dytë të koronavirusit në Kosovë

mergata.eu

Murati thotë se Asociacioni vështirë të implementohet

mergata.eu