Mergata News
Lajme

3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

3-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove

Janë shënuar 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 79 kanë rezltuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 61 pacientë të tjerë kurse tre persona kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

61 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

TË NGJAJSHME

Zvicra fut në karan tine Ballkanin, jashtë listës Kosova dhe Shqipëria

mergata.eu

Kryeministri i Kosovës thotë se në dialog me Serbinë po shkojmë për marrëveshje finale

mergata.eu

Zvicra vjen me apelin e fortë për të gjithë qytetarët e saj

mergata.eu