Mergata News
Lajme

148 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

148-raste-te-reja-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1028 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 148 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 16.754 raste nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

TË NGJAJSHME

Reagon ashpër Behxhet Pacolli, ja sa para dhashë për popullin e Kosovës

mergata.eu

Miroslav Lajçak takon Kurtin, bisedojnë për këto tema

mergata.eu

Reagon ish-drejtori i ATK-së: Hoti më shkarkoi për punët e mira qe bëra

mergata.eu