Mergata News
Lajme

10 euro taksë për të hyrë në Prishtinë

10-euro-takse-per-te-hyre-ne-prishtine

Hyrja në kryeqytet pritet të bëhet me pagesë.

Çështja e parkingjeve në komunën e Prishtinës dhe ndalimi i veturave për të hyrë brenda Prishtinës nga qytetet e tjera ka qenë temë diskutimi gjatë vikendit.

Sado që u dhanë sqarime në mëngjes nga kryetari i Prishtinës, prapë pati keqkuptime në lidhje me atë se a do të munden apo jo të hyjnë banorët nga vende të tjera të Kosovës në kryeqytet.

E në lidhje me këtë ka folur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i cili tha se askujt nuk iu mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.

Ajo siç tha Selimi është planifikuar të jetë 10 euro, ani pse ende vendim përfundimtar nuk kanë marrë.

Tutje Selimi në Klan Kosova deklaroi se kjo do të mundësoj që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit, Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga këta ndotëse janë edhe veturat.

“Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguaj taksën e gjelbër, duhet të paguaj 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur por është menduar kështu”, theksoi Selimi.

TË NGJAJSHME

Vetura del nga rruga, futet brenda një lokali në qendër të Prishtinës

mergata.eu

Baton Haxhiu: Vjosa e vetme kurrë s’mund të kalojë pragun zgjedhor! (Video)

mergata.eu

As për rezolutën e Vetëvendosjes mbi asosicacionin nuk ka kuorum

mergata.eu